Aktualitet

Covid-19/ Koreja e Jugut mbyll përsëri shkollat pas rritjes së rasteve këtë javë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:50 - 29/05/20 |
mapo.al

Më shumë se 200 shkolla në Korenë e Jugut janë detyruar të mbyllen vetëm disa ditë pasi u rihapën, për shkak të një rritje të re me rastet e virusit. Mijëra studentë ishin parë më herët të mërkurën në shkollë ndërsa vendi filloi të lehtësojë kufizimet për pandeminë.


Por vetëm një ditë më vonë, u regjistruan 79 raste të reja, shifra më e lartë ditore në dy muaj. Shumica e këtyre rasteve kanë qenë të lidhura me një qendër shpërndarjeje mallrash jashtë Seulit.


Magazina, në qytetin e Bucheon, drejtohet nga firma më e madhe e tregtisë elektronike në vend, Coupang, dhe zyrtarët kanë thënë që objekti nuk ishte në përputhje të plotë me masat e kontrollit të infeksionit. Zyrtarët shëndetësorë zbuluan madje gjurmë të Covid-19 në këpucët dhe rrobat e punëtorëve.


Është e mundur që Koreja e Jugut do të vazhdojë të shohë një rritje të rasteve pasi ajo po vazhdon të testojë mijëra të punësuar nga qendra. Rreth 58 raste të reja u regjistruan të premten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të çështjeve në shkallë vendi në 11,402.


Një ‘vatër për virusin’

Gjithsej 251 shkolla në Bucheon tani janë detyruar të mbyllen. Një raport nga Korea Times, duke cituar Ministrinë e Arsimit, thotë se edhe 117 shkolla të tjera në kryeqytetin Seul gjithashtu kanë shtyrë rihapjen e tyre. Një student në Seul, nëna e të cilit punonte në depon e Coupang, u zbulua se kishte virusin.

Parqet dhe muzetë publike në të gjithë Seulin dhe qytetet përreth tij tani janë mbyllur, bizneset po nxiten të inkurajojnë punën nga shtëpia dhe njerëzve u kërkohet edhe një herë që të shmangin tubimet masive.

Koreja e Jugut duroi një nga shpërthimet më të forta të virusit në fillim të këtij viti, por ishte dukur se e kishte situatën nën kontroll, falë një programi të gjërë “gjurmë, provë dhe trajtim”.

Javët e fundit, megjithatë, janë parë grupe të reja, duke përfshirë një të lidhur me një person që vizitoi pesë klube të natës dhe bare në rrethin e jetës së natës të Seulit në Itaewon në fillim të këtij muaji. Sipas Yonhap News, rreth 266 raste janë gjurmuar në Itaewon./BBC/

/Përktheu:Mapo.al/


Etiketa: , , ,

Pas