Aktualitet

COVID-19/ Kryeparlamentarët e Ballkanit i propozojnë BE-së masa shtesë







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:57 - 26/03/20 |
mapo.al

Kryeparlamentarët e Ballkanit Perëndimor i kanë drejtuar një letër Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku kërkojnë nga institucionet europiane të marrin disa masa shtesë për luftën ndaj pandemisë.


Në letër kërkohet që vendet e Ballkanit të përjashtohen nga vendimi për të kufizuar eksportin e paisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian dhe të kenë akses në prokurimin e përbashkët me BE-në për këto mjetet kaq të rëndësishme


Letra është nënshkruar nga Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë; Denis Zvizdic; Kryetar i Dhomës së Përfaqësueve të Bosnjë- Hercegovinës dhe Dragan Covic, Kryetar i Dhomës së Popujve të Bosnjë-Hercegovinës; Vjosa Osmani,Kryetare e Kuvendit të Kosovës; Ivan Brajovic, Kryetar i Parlamentit të Malit të Zi; Talat Xhaferi, Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut; Maja Gojkovic, Kryetare e Parlamentit të Serbisë.



Letra e kryeparlamentarëve të Ballkanit Perëndimor
“Të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës së pandemisë COVID-19, numrin e personave të infektuar dhe pajisjet e pamjaftueshme mjekësore të vendeve tona, sot, më tepër se kurrë, kemi nevojë për solidaritet, një qasje të koordinuar dhe veprim të përbashkët. Ndaj, kërkojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor:


Të përjashtohen nga vendimi për të kufizuar eksportin e paisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian dhe të përfshihen në skemën e autorizimit të eksportit BE-së;


Të kenë akses në prokurimin e përbashkët me BE-në të paisjeve mjekësore për të luftuar pandeminë;

Të lejohen që një pjesë e fondeve të Programit IPA II dhe të gjitha fondet e tjera në dispozicion nga burimet e BE-së të përdoren për të luftuar pandeminë COVID-19.

Veç masave të propozuara, në emër të parlamenteve të vendeve tona, mirëpresim çdo lloj ndihme që Bashkimi Evropian është i gatshëm të vejë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.


Etiketa: , ,

Pas