Aktualitet

COVID-19/ Kush janë VIP-at që po ndihmojnë në luftën kundër pandemisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:45 - 01/04/20 |
mapo.al

Pandemia që ‘gjunjëzoi’ botën, ka bërë së bashku personazhe nga të gjitha fushat e artit, si muzika, aktrimi apo dhe moda. Të bashkuar për të luftuar të njëjtin armik, figurat e njohura publike kanë bërë donacionet e tyre për të ndihmuar personat që kanë shumë nevojë.



Së fundmi Rihanna dhe Jay Z kanë dhuruar shumën prej dy milion dollarësh për fëmijët e punonjësve të shëndetësisë, për të moshuarit dhe të burgosurit e prekur nga COVID-19.


Këngëtarja Ciara dhe burri i saj, Russell Wilson njoftuan se kanë dhuruar një milion dollar në një bankë ushqimore të quajtur ‘Food Lifeline’ në Seattle.


Bruno Mars po ashtu ka zgjedhur të dhurojë një milion dollarë për punonjësit e MGM që janë prekur nga koronavirusi.

Selena Gomez është bashkuar në luftën kundër koronavirusit, duke bërë një donacion në spitalin ‘Cedars-Sinai’ në Los Angeles.

Ylli me famë ndërkombetare, Kim Kardashian, me markën e saj “SKIMS”, ka vendosur që 20% e fitimeve nga shitjet të shkojnë në programin COVID-19 të Reagimit Emergjent të Organizatës Baby2Baby për të siguruar esencat themelore për fëmijët dhe familjet e prekura .

Angelina Jolie i ka dhuruar një milion dollarë një organizate të quajtur “No Kid Hungry”, e cila përqendrohet në ushqyerjen e fëmijëve të familjeve të varfëra dhe është mobilizuar javët e fundit, duke dhuruar dy milionë dollarë për bamirësi në të gjithë vendin.

Aktori Arnold Schrwzenegger me anë të një postimi në ‘Instagram’ ka bërë të ditur se dhuroi një milion dollarë për situatën pandemike.

Giorgo Armani, ikona e modës italiane, ka dhuruar një shumë prej 2 milionë euro për spitalet e Bergamos, Piacencës dhe Versilias. Ai ska harruar as heronjët e kësaj historie,stafin mjekësor, duke u mundësuar veshje falas.

Ryan Reynolds postoi në Twitter  lajmin se ai dhe gruaja Blake Lively po dhurojnë një milion dollarë.

Kylie Jenner ka dhuruar edhe një milion dollarë me qëllim blerjen e mjeteve mbrojtëse për profesionistët mjekësorë.

 

 

 


Etiketa: , , , , ,

Pas