Aktualitet

Covid-19/ Lajme të mira nga Italia, ka rënie të viktimave dhe të prekurve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:16 - 25/03/20 |
mapo.al

Italia ka publikuar të dhënat ditore nga epidemia e kornavirusit. Për ditën e katërt, numri i njerëzve që rezultuan pozitiv nga koronavirusi aktual po bie në Itali, me 3,491 raste në 24 orët e fundit.


Krahasuar me 3.612 raste të martën; numri i vdekjeve gjithashtu zvogëlohet por është akoma shumë i lartë: 683 brenda një dite nga 743 të martën me gjithsej 7503 njerëz, një shifër e frikshme. Rritja e të shëruarve, është në një ditë 1036 vetë, gjithsej 9,362 njerëz.



Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me gjendjen aktuale pozitive, të vdekur dhe të shëruar është 74,386. Ndryshe nga ditët e mëparshme këtë buletin sot nuk e dha kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, i cili mëngjesin e së mërkurës kishte pasur simptoma të Covid-19 me temperaturë të lartë.


Komisari ka bërë një tampon për koronavirusin, ky është tamponi i dytë që i bëhet atij pasi i rezultoi një herë negativ disa ditë më parë. Tani priten rezultatet e testimit të fundit. Pasi kishte ndjerë simptomat, Borrelli ishte larguar menjëherë nga kontakti me të tjerët.

Konferenca e sotme u drejtua nga Luigi D’Angelo, Drejtor Operativ i Departamentit të Mbrojtjes Civile italiane.

Luigi D’Angelo tha se “shpresojmë që Italia po hyn në një fazë stabilizmi por duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Mendojmë që është shumë e nevojshme, të ruajmë distancën sociale dhe rregullat e qëndrimit në shtëpi, nëse nuk duam që infektimet të rriten. Është një moment delikat. Nëse ulim vigjilencën ndaj kësaj përgjigjeje që ka qenë një përgjigje e fortë, ajo kurbë mund të ngrihet sërish.”

Kliko këtu për të ndjekur live të dhënat e COVID-19 në të gjithë botë.

LEXO EDHE: 

Kreu i Mbrojtjes Civile italiane, Borrelli dyshohet i prekur nga COVID-19

COVID-19/ Spanja tejkalon Kinën, e dyta nga numri i të vdekurve


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas