Aktualitet

COVID-19, lista e vendeve pa detyrim karantine në Britani, Shqipëria “përjashtohet”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:01 - 03/07/20 |
mapo.al

Politikat e Britanisë së Madhe në lidhje me koronavirusin së fundmi  janë ashpërsuar si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve në vende të caktuara. Britania duket se tashmë po selekton vendet, qytetarët e të cilëve kërkojnë të vizitojnë Britaninë duke marrë masa për vendet respektive.


Personat që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar duhet t’i nënshtrohen një periudhe karantine 14-ditore, si masë parandaluese ndaj përhapjes së pandemisë.


Me anë të një rregulloreje që hyn në fuqi më 10 korrik, sot Ministria e Jashtme britanike ka nxjerrë një listë me 59 vende, për të cilat karantina nuk do të jetë më e nevojshme.


Në listë gjenden vende më parë shumë të prekura, si: Italia, Spanja, Franca dhe Turqia, ndërkohë që mungojnë vende si Shtetet e Bashkuara, India, Rusia dhe Brazili.


Për sa i përket Ballkanin Perëndimor, Serbia është në listë, ndërkohë që Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mungojnë, ashtu si edhe Mali i Zi, gjendja e të cilit deri pak ditë më parë dukej më e qetë.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas