Aktualitet

Covid-19/ Mbi 300 mijë viktima dhe 4.5 milionë të prekur në gjithë botën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:55 - 14/05/20 |
mapo.al

Pandemia nga koronavirusi që ka pushuar botën vijon të përhapet dhe të marrë jetë njerëzish. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Universiteti “Johns Hopkins”, tashmë si pasojë e koronavirusit, më shumë se 300 mijë persona kanë humbur jetën.


Numri i të prekurve ka shkuar në 4.5 milionë raste, ndërkohë që ende nuk ka një dritë të bardhë në fund të tunelit se kur ky makth do të përfundojë.


Ndërkohë që për shkak të mënyrave të ndryshme të raportimit të shifrave ende nuk dihet impakti i vërtetë që pandemia ka pasur në botë.


Vendi më i prekur nga koronavirus vijon të mbetet SHBA, i cili deri në këto momente numëron mbi 1.4 milionë të infektuar dhe 86 mijë viktima. Pas tij renditen me radhë Spanja, Britania, Italia dhe Franca.


Kina, vendi ku shpërtheu për herë të parë pandemia prej shumë ditësh nuk raporton humbje të reja jetësh dhe bilanci i viktimave nga Covid-19 në këtë shtet ka mbetur në 4, 633.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas