Emra të njohur të showbiz-it s’kanë mundur t’i shpëtojnë dot Covid-19, duke ndarë me ndjekësit e tyre përvojat personale me virusin e duke këshilluar publikun si të veprojë në kohë pandemie.
Një tjetër personazh që është infektuar së fundmi me Covid-19 ka qenë mamaja e reperit Ledri Vula, Xheraldina Vula.
Megjithëse s’ka treguar më herët se ka qenë e infektuar, ajo e ka dhënë sot këtë lajm nëpërmjet një fotoje selfie në llogarinë e saj në Instagram.
Xheraldina ka pozuar me maskë, teksa shkruan krahas fotos: “Fytyra post-covid”, ndërsa ndjekësit nisën menjëherë të merakosen për të, duke shpresuar ta ketë kaluar sa më lehtë.
View this post on Instagram