Presidenti Ilir Meta tha në një emision televiziv këtë të hënë se brenda dy ditëve pritet të zhvillohet një mbledhje e Këshillit të Sigurisë lidhur me situatën e koronavirusit në vend.
Përveç përfaqësuesve të lartë të qeverisë dhe institucioneve shtetërore, kreu i shtetit bëri me dije se do të ftojë dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Meta tha se të gjithë po punojnë për një qëllim të vetëm në këtë situatë.
“Unitet për të përballuar pandeminë. Bashkë me Ramën e Bashën ne mbledhjen e Këshillit të Sigurisë… Unitet përballë pandemisë ka qenë qasja ime që me fillimin e kësaj pandemie.
Besoj që pas dy ditësh do thërres mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ku do ti bëj ftese edhe z.Basha që të shprehë aty disa nga pikëpamjet e tij dhe të njihet me masat që janë marrë nga qeveria. Qasja duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Nuk është koha për të nxjerre përfitime politike nga askush”, tha Meta.
Kreu i shtetit gjithashtu bëri apel që të testohen të gjithë kontaktet e të prekurve me virusin e ri si dhe ata që shfaqin simptoma.
LEXO EDHE:
Covid-19/ Meta: Të testohen të gjithë personat e kontaktit dhe ata që shfaqin shenja