Aktualitet

Covid-19/ Meta: Situata nën kontroll, tregoni përgjegjshmëri








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:01 - 26/03/20 |
mapo.al

Një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti Ilir Meta deklaron se situata me koronavirusin në Shqipëri është nën kontroll.


Në një intervistë për “Nova Media”, Kreu i Shtetit theksoi se situata do vazhdojë të jetë nën kontroll deri në fund, nëse qytetarët shqiptarë do të tregohen të ndërgjegjshëm për të ruajtur veten e tyre dhe vendin.


“Aktualisht është një situatë nën kontroll, cdo orë ka nevojë për të përmirësuar mekanizmin e përbashkët menaxhues dhe kjo gjë po ndodh më së miri. Situata është nën kontroll dhe është tërësisht e mundur të vazhdojë kështu deri në fund.



Situata nuk është kaotike, por e jashtëzakonshme, ndaj dhe është shpallur gjendja e fatkeqësisë. Jam i bindur që kjo situatë është nën kontroll dhe do të mbahet nën kontroll, nëse qytetarët do të tregojnë përgjegjshmëri për veten e tyre dhe për vendin tonë. Nuk ka arsye për të pasur panik, as sa i takon trajtimit të të gjithë të prekërve apo atyre që janë në terapi intensive”, tha Meta.

Lexo edhe :  "Basha kërkoi testime dhe transparencë" - Meta: Sjellja e opozitës gjatë pandemisë ka qenë korrekte



Etiketa: , ,

Pas