Aktualitet

Covid-19/ Në Infektivin e Kosovës 12 të shtruar, 4 pacientë në gjendje të rëndë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:58 - 16/05/20 |
mapo.al

Në Klinikën Infektive të QKUK-së po qëndrojnë të hospitalizuar gjithsej 12 pacientë me COVID-19, ku 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë.


Ky fakt është bërë i ditur nga Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili tha se gjendja e 8 pacientëve të tjerë paraqitet e stabilizuar. “Katër pacientë janë në gjendje më të rëndë (prej të cilëve 2 janë me oksigjenoterapi në reparte të klinikës, ndërsa 2 në Mjekim intensiv)”- ka thënë Hoti, përmes një postimi në Facebook.


Sipas Hotit, tre pacientë të tjerë të cilët kanë rezultuar negativ nga COVID-19 e vazhdojnë mjekimin në klinikë, kurse tre të tjerë janë në pritje të rezultateve për SARS-Cov-2 (COVID-19). Kujtojmë se në Kosovë 955 persona rezultojnë të infektuar në total ndërsa 29 kanë humbur jetën.




Etiketa: , ,

Pas