Aktualitet

Covid-19 në Itali/ 24 viktima dhe 224 raste të reja ditën e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:13 - 21/06/20 |
mapo.al

Italia ka publikuar bilancin e viktimave nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ku ka një rënie të ndjeshme, krahasuar me një ditë më parë.


Në 24 orët e fundit, në Itali kanë humbur jetën 24 persona të prekur me koronavirusi, ndërsa një ditë më parë ishin 49 viktima.


Po ashtu, edhe rastet e reja me Covid-19 janë ulur, pasi në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 224 persona, 38 më pak se një ditë më parë.


Nga rastet e reja, 128 janë vetëm në Lombardi, rajoni më i goditur nga pandemia, ku në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 të prekur me Covid-19. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 183 persona.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas