Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, doli sot në një konferencë për mediat. Ai deklaroi se vendimi i qeverisë për kufizimin e lëvizjeve është antikushtetues dhe se do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta shqyrtuar atë.
“Ju informoj se duke marrë parasysh rrethanat e krijuara pas vendimit te qeverisë, vendim antikushtetues, si president ti vendit, kam venodosur qe t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese për interpretim të vendimit të qeverise se Kosoves me datë 23.03.2020. Mbi Kushtetutën nuk qëndron askush”.
Presidenti pati edhe një mesazh për qytetarët në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi në Kosovë.
“Dëgjoni me kujdes rekomandimet e IKSHPK-së. Këto rekomandime janë përtej çdo agjende politike, janë rekomandime për jetët tona. Mënyra më e mirë për ta luftuar COVID-19, është rrini në shtëpi”.
Kosova raporton 26 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar në 61 totalin e të infektuarve në vend brenda 10 ditëve, ndërsa një i moshuar 82-vjeçar u bë të dielën viktima e parë e pandemisë që ka alarmuar rajonin dhe botën.