93 raste në Tiranë dhe 87 në Kurjë. Këto janë dy qytetet që kanë numrin më të lartë të rasteve aktive me koronavirus. Më pas vjen Shkodra me 17 raste dhe Kurbini me 14 të infektuar.
Ndërkohë nga 803 raste në total, 68% janë shëruar tashmë.
“Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68 % e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID19″, – tha Eugena Tomini, specialiste në ISHP.
Rastet aktive
Tiranë 93
Krujë 87
Shkodër 17
Kurbin 14
Kukës 5
Elbasan 4
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1
Lushnje 1
Mat 1
LEXO EDHE:
Rriten rastet e reja me koronavirus në Tiranë, 8 në Shqipëri