Aktualitet

Covid-19/ Nuk ndalen viktimat, Brazili renditet në vend të dytë pas SHBA





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:50 - 21/06/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë në Brazil vijon të raportojë shifra shqetësuese për sa i përket numrit të personave që kanë humbur jetën dhe janë infektuar si pasojë e pandemisë së koronavirusit.


Sipas të dhënave të ditës së fundit, 1022 persona humbën jetën nga Covid-19, për ta çuar bilancin total të fataliteteve në rreth 50 mijë.


Gjithashtu Brazili numëron dhe 1.067.579 persona të infektuar. Të dhëna më të këqija se këto nga koronavirusi ka vetëm SHBA.


Brazili e konfirmoi rastin e parë me virusin e ri më 26 shkurt dhe të premten, numri i personave të infektuar arriti në mbi 1 milionë.


Ekspertët mendojnë se numri i personave të prekur mund të jetë më i lartë, kjo për shkak të strategjisë së ndjekur për testimin e popullatës.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas