Aktualitet

COVID-19/ OBSH: Nuk është koha për të hequr masat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:42 - 08/04/20 |
mapo.al

Ndërsa disa vende në Europë po përgatiten të heqin masat e izolimit në situatën e pandemisë që ka përfshirë botën, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin dhe ka paralajmëruar se heqja e masave është e gabuar.


Hans Henri P. Kluge, drejtor rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetit tha se “Kjo nuk është koha për të lehtësuar masat, përkundrazi duhet të dyfishojmë dhe trefishojmë përpjekjet tona” për të mposhtur koronavirusin.


Kluge tha gjithashtu se “Shenjat pozitive të regjistruara në disa vende” nuk janë ende fitore”.


Zyrtari i OBSH e quajti situatën në kontinent ende “shumë shqetësuese” dhe tha se infeksionet vazhdojnë të rriten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në botë në rreth 1 milion e 500 mijë për një total viktimash prej 83 424 kurse në Europë janë regjistruar deri sot në mëngjes 687.236 me 52 824 të vdekur.



Etiketa: , ,

Pas