Aktualitet

Covid-19/ Përkeqësohet situata, spitalet në vështirësi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:12 - 18/09/21 |
Mapo.al

Deri më tani regjistrohen 215 shtretër të zënë, ose gati 80% e kapaciteteve të spitaleve covid-1 dhe 3. Prej dy ditësh raportohen raste të larta fatalitetesh, ndërkohë që politika merret me debatin e ditës. Numrin më të madh të personave aktivë vazhdon ta mbajë Tirana, e ndjekur nga Shkodra. Vetëm ditën e djeshme u regjistruan 959 raste të reja






Vala e re e pandemisë së Covid-19 nuk po shfaq shenja lehtësimi, teksa numri i pacintëve në spital ka arritur në 215 dhe prej dy ditësh po raportohen raste të larta fatalitettesh, përkatësisht 6. Burime nga qendra spitalore univeristare raportojnë se kapacitetet në dy spitalet covid-1 dhe 3 kanë arritur në 76%, ose 215 shtretër të zënë. Kryesisht janë mosha të reja të pavaksinuara. Nurin më të madh të rasteve aktive e mban Tirana, me 5477 persona ndjekur nga Shkodra me më shumë se 1400 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 5106 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 959 qytetarë.


Spitalet
Në një raportim nga spitali Covid-1, gazetari Erjon Skëndaj tha për “News24” dhe se vetëm gjatë ditës së djeshme përgjatë kohës që ai ka qenë aty kanë mbërritur në këtë spital 12 urgjenca mjekësore me të sëmurë rëndë, çka flet për një situatë tejet të rënduar nga variant i ri indian i Covid-19. “E premtja ka shënuar rekordin e urgjencave mjekësore. Nga ora 06:00 e mëngjesit e deri më tani janë të paktën 12 ambulanca deri më tani me të sëmurë rëndë, që kanë mbërritur në spitalin Covid-1. Shumica e personave të mbërritur sot janë në moshë mbi 70 vjeç. Nga bisedat jashtë spitalit thuhet se pjesa më e madhe e tyre nuk e kanë bërë vaksinën dhe nuk kanë qenë të infektuar më parë me virusin. Ngarkesa spitalore në të dyja spitalet Covid ka mbërritur në 80%, pra vetëm 20% e shtretërve janë të lirë. Po të ecet me këtë ritëm shtrimesh, brenda kësaj jave do të ezaurohen të gjithë shtretërit”, tha gazetari Skëndaj.







Situata
Ndërkohë që Skendaj ka përcjellë dhe denoncimin e një qytetari nga Tirana, i cili thekson se nëna e tij është në gjendje të rëndë nga Covid-i prej dy javësh, por spitali nuk ka pranuar që ta shtrojë. “Prej dy javësh, mamaja është prekur nga Covidi. Ne e kemi mbajtur dhe kuruar në shtëpi, nën vëzhgimin e mjekut. Kur Nëna i ka thënë urgjencës se do oksigjen dhe të shtrohet në spital, urgjenca nuk pyeti fare. Edhe kur erdhën në shtëpi, nuk pyetën fare as për oksigjenin, as për analizat, vetëm thanë mbajeni në shtëpi. Nuk e kuptoj me çfarë logjike e thonë këtë dhe nuk e shtrojnë, ndërkohë që doktori që e ka ndjekur thotë se duhet shtruar urgjent, sepse në shtëpi nuk ka oksigjen. Ne nuk donim ta shtronim nënën, sepse i dimë kushtet këtu, por mjeku na tha ta shtronim. Ata na japin pretekste për të mos e marrë një të sëmurë rëndë e për ta shtruar në spital”, tha qytetari.




Raporti i KE: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë në Europë nga Covid
Një raport i Komisionit Europian i publikuar këto ditë njoftoi se Shqipëria kishte shtesën e vdekjeve në vitin 2020 më të lartën në Europë, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19. Në grafikun e publikuar nga Komisioni Europian në një raport të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) vdekjet shtesë në Shqipëri gjatë vitit 2020 ishin 27% më të larta se vdekjet mesatare vjetore në periudhën 2016-2019. Kjo përqindje ishte më shumë se dyfishi i vdekjeve shtesë në BE dhe më e larta ndër Rajonin e Ballkanit. Komisioni Europian përllogariti se në vitin 2020 vdekjet në BE ishin 12.8% më të larta se mesatarja vjetore e viteve 2016-2019.

Lexo edhe :  Bota në alarm nga variati i ri i COVID, mjeku i shqetësuar: Pas 3 javësh...


Pas Shqipërisë, Polonia ishte vendi i dytë në Europë me shtesën më të lartë të vdekjeve më 2021 me rreth 21 %, më tej Estonia me mbi 20%. Në Ballkan, pas Shqipërisë Bosnja dhe Maqedonia kishin normat më të larta të vdekshmërisë shtesë me 17 dhe 12% secila. Duke qenë se vende të ndryshme përdoren standarde të ndryshme për raportimin e vdekjeve nga Covid-19, shpesh pasojat e virusit në shëndetin e popullatës nuk u pasqyruan të plota. Për të dhënë një panoramë më të qartë Komisioni Europian dhe Eurostat mati treguesit e vdekjeve shtese gjatë vitit 2020 për t’u njohur me pasojat e vërteta të pandemisë. KE referoi se, analiza e vdekshmërisë shtesë është treguesi më i besueshëm i ndikimit të pandemisë, pasi sepse nuk lidhet me metodat e numërimit të vdekjeve nga COVID-19 në të gjitha vendet. Siç shihet nga të dhënat krahasuese Shqipëria ka paguar kosto të larta në shëndetin e popullatës, pasi pas karantinës së parë (mars-maj 2020), masat kufizuese ishin të lehta dhe shpesh pas logjikë, pasi lejonin frekuentimin e ambienteve të mbyllura pa maska, teksa kishte penalitete për ambientet e jashtme dhe në rrugë. Vendi u përball me një valë të fortë infektimesh në dimrin e kaluar ku vdekjet shtesë arritën kulmin.

Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT në total, në vitin 2020-n, humbën jetën 27,605 persona, me një rritje prej rreth 26% në raport me vitin e mëparshëm, ose rreth 5,700 persona më shumë. Pjesa dërmuese e vdekjeve shtesë në vitin 2020 u justifikuan me diagnozat e sëmundjeve të zemrës dhe shkaqe të panjohura, sipas publikimit të INSTAT mbi shkaqet e vdekjeve më 2020. Sipas të dhënave 47 për qind e vdekjeve shtesë ishin si rrjedhojë e Grup-sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut (+2,706), ndërsa 20 për qind vdekjeve shtesë ishte për shkaqe të panjohura ose 1,141 persona më shumë se, mesatarja e viteve 2016-2019.

Ndërsa 32 për qind e vdekjeve shtesë ishin sëmundjet e “Aparati i frymëmarrjes” që përfshin Covid-19 ose 1878 persona më shumë se mesatarja 2016-2019. Gjithsej shtesa e vdekjeve nga kjo grupsëmundje ishte 1,879. Edhe raportet e mëparshme të Monitor, të përpunuara nga treguesit e Eurostat për shtetet e Europës dhe INSTAT për vendin, treguan se rritja e vdekjeve në Shqipëri ishte më e larta në Europë, si për vitin 2020, ashtu dhe për tremujorin e parë të 2021. Duke përfshirë dhe tremujorin e parë të vitit 2021, vdekjet për 54 javë pandemi (për periudhën nga 2 marsi 2020 deri në 15 mars 2021) fatalitetet u rritën me 41%, ndërsa shteti i dytë pas nesh me rritjen më të lartë është Çekia, me 25% e ndjekur nga Sllovakia me 24%.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas