Aktualitet

Covid-19/ Pipero: Nuk pritej të kishim kaq shumë të shtruar në spital





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:18 - 20/06/20 |
mapo.al

Shifrat në rritje me Covid-19 si edhe situata e pandemisë në vend pas hapjes, ishin në fokus të bisedës në emisionin ‘Kjo Javë” me mjekun infeksionist, Pëllumb Pipero.


Mjeku e vlerësoi shqetësuese situatën e epidemisë në vend, nisur nga numri i shtrimeve në spital. Ai theksoi se rritja e numrit, ishte e pritshme pas hapjes, por nuk ishte e pritshme të kishim kaq shumë të shtruar në spital.


“Në aspekt të numrave është shqetësuese, sepse kemi shtim të numrave pozitivë, por edhe shtim të rasteve të shtruar në spital, madje kemi raste të rënda dhe shumë të rënda.


Pra, në aspektin kompleks situata është shqetësuese. Jo se nuk prisnim të kishim numra të shtuar, por prisnim të mos kishim kaq të shtruar në spital.


Pra, në raport me pritshmërinë numrat e shtrimit janë të shtuar dhe kjo është shqetësuese.”-tha Pipero.


Etiketa: , ,

Pas