Aktualitet

Covid-19/ Pollo për ndryshimet në Kodin Penal: Qeveria Rama po humbet toruan





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:00 - 09/04/20 |
mapo.al

Ish- zv.kryeministri i Shqipërisë, Genc Pollo ka kritikuar qeverinë për ndryshimet në Kodin Penal duke e konsideruar si një shenjë që qeveria e Ramës po e humbet toruan në luftën ndaj COVID-19.


Pollo thotë se mazhoranca do që të trefishojë dënimet me anë të ndryshimeve ligjore dhe madje dënimet me burg të bëhen më të rënda edhe se në Kinën Popullore.


Ndërkohë ish- zv.kryeministri shprehet se qytetarët i kanë respektuar në masë masat dhe madje nga ana tjetër ai vë re se Policia nuk i ka përdorur dhe janë të buta e të pamjaftueshme.


STATUSI I GENC POLLOS


Rama, me burgimet as Kina Popullore nuk i ka, tregon se po e humbet mendjen a toruan. Fatkeqsisht kemi edhe një sinjal më shumë se qeveria po humbet mendjen e toruan, ndërsa gjithë shoqëria përballet me sfidën shëndetësore dhe social-ekonomike të epidemisë covid19.

Qeveria Rama njofton se do të ashpërsojë, madje në disa raste trefishojë, dënimet penale për shkelësit e karantinës; madje dënimet me burg don t’i bëjë edhe më të rënda se në Kinën Popullore.

Ndërkohë që tek ne, nga fillimi i marsit e deri sot, qytetarët kanë reaguar me përgjegjësi ndaj apelit publik për distancim social, kufizim të daljes në rrugë e të aktivitetit publik. Për më tepër apeli publik është mbështetur njëzëri nga politikanë të mazhorancës e të opozitës, autoritete shëndetsore dhe personalitete publike.

Edhe kur tek tuk janë shkelur rregullat, ligji në fuqi ofron masa shtrëngimi e dënime të bollshme. Nuk raportohet që policia t’i ketë përdorur gjerësisht ato masa; aq më pak rezulton se qenkan tepër të buta e të pamjaftueshme.

Sa për ligj e rregull po të flasim për ndëshkim penal, duhet të fillojmë me ata që urdhëruan bllokimin e dhjetëra qytetarëve shqiptarë për tre netë në kufi, duke shkelur me katër këmbë ligjet, kushtetutën e konventat europiane.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas