Aktualitet

COVID-19 prek dhe sistemin nervor, shkakton Epilepsi dhe Parkinson














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:53 - 14/04/20 |
mapo.al

Coronavirusi mund të ndërhyjë dhe në sistemin nervor, dhe të shkaktojë sëmundje të tilla si Alzhaimer, Epilepsi apo Parkinson. Kjo është hipoteza më e re e një grupi neuropsikiatrësh, të Universitetit “Giustino Fortunato” të Beneventos, i udhëhequr nga professor Luca Steardo.






Sipas vëzhgimit të bërë nga ky grup studiuesish, COVID-19 është i aftë të ndërhyjë në sistemin tonë nervor, prandaj bëjnë thirrje për të pasur kujdes në trajtimin e pacientëve gjatë rehabilitimit të tyre.


Deri më tani ishte e njohur se virusi që ka shkaktuar një pandemi globale, dëmton kryesisht mushkëritë, veshkat apo organe të tjera të brëndshme, të cilat tek disa pacientë kanë lënë dhe pasoja pas rikuperimit të tyre.







Por hipoteza më e re duket se sjell fakte të reja deri më tani të paditura për natyrën e tij. Hipoteza është publikuar në revistën Acta Physiologica, dhe sipas asaj çfarë pretendojnë studiuesit, tek disa nga të rikuperuarit janë vënë re shenja sëmundjesh nervore të cilat ata nuk i kanë pasur më parë. / Il mesaggero 




Lexo edhe :  Vazhdojnë protestat kundër masave për COVID-19 në vendet evropiane

/ Mapo.al



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas