Aktualitet

Covid-19 prek edhe çmimet Nobel, anulohet për herë të parë banketi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:41 - 22/07/20 |
mapo.al

Fondacioni Nobel, që menaxhon çmimet prestigjoze Nobel ka bërë të ditur se ka anuluar banketin tradicional të dhjetorit në Stockholm City Hall, si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Kjo është hera e parë që banketi i çmimeve Nobel anulohet që prej vitit 1956.


Lars Heikensten, CEO i Nobel Foundation tha se nuk ishte e mundur të mblidheshin më shumë se 1300 mysafirë në banket dhe të uleshin pranë njëri-tjetrit, pasi masat kufizuese të Covid-19 nuk e lejojnë.  Ai tha gjithashtu se nuk është e sigurt nëse fituesit e çmimeve mund të udhëtojnë drejt Suedisë.


Çmimet Nobel shpallen në tetor, por ceremonia në dhjetor do të kufizohet për shkak të pandemisë. Fondacioni tha se nuk është ende e qartë se si apo në çfarë mënyre do të realizohet ceremonia.


Në një deklaratë, Heikensten tha: “Java e Nobelit nuk do të jetë si zakonisht si pasojë e pandemisë. Ky është një vit shumë i veçantë, kur çdokush duhet të bëjë sakrifica dhe të përshtatet me rrethana totalisht të reja, por ne do t’u kushtojmë vëmendje fituesve të çmimeve, zbulimeve dhe punës së tyre.”



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas