Aktualitet

COVID-19/ Protesta në Berlin kundër mbylljes, arrestohen 100 persona





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:31 - 26/04/20 |
mapo.al

Policia gjermane ka njoftuar se më shumë se 100 persona janë arrestuar në Berlin pas protestave kundër mbylljes, si shkak i masave të marra nga qeveria gjermane për parandalimin e COVID-19.


Gjykata Kushtetuese në Gjermani ka deklaruar më herët se protestat kundër mbylljes janë të ligjshme por duhet që protestuesit të ruajnë distancën e sigurisë. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur.


Disa prej protestuesve e bënë një gjë të tillë duke u ulur në tokë, me maskat në fytyrë, ndërsa pjesa tjetër nuk e respektoi rregullin e kërkuar.


Si shkak i mosrespektimit të masave të deklaruara më herët, policët u detyruan që të bëjnë dhe arrestime për personat të cilët nuk respektuan masat e kërkuara për të protestuar.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas