Aktualitet

Covid-19/ Rama: Lirimi i masave kufizuese gradualisht





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:05 - 09/04/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ndëshkuese shumë të ashpra në muajin maj për personat që do të shkelin rregullat e vendosura kundër përhapjes së koronavirusit. Në një intervistë për emisionin “Open”, Rama tha se këto masa mund të shkojnë deri në ekstrem, ndërsa shtoi se kjo bëhet për të kuptuar se “do hapemi, por nuk do luajmë me jetën”. Kryeministri shtoi se pas këtyre masave do të shihet ecuria, për t’i dhënë më pas mundësi punës të rifillojë në pjesën e saj më të madhe


“Hapja nuk do jetë si një “ditë çlirimi”. Do jemi në një hapje graduale pjesë – pjesë dhe do bashkëjetojmë me armikun. Do jetojmë me idenë e mund të na ndodhi ajo që nuk duam të na ndodhë. Do jetojmë në një botë tjetër për disa muaj, ku shumë vende thonë se mund të shkojë deri në 3 vite. Nuk do shkojmë në markete si më parë, por do ketë disa rregulla që do mbrojmë veten dhe të tjetër”, – u shpreh Rama.


“E bëjmë këtë për të treguar se do hapemi, por nuk do luajmë. Me këto masa do të shikojmë nëse do të na lejojnë shifrat që vijën nga “vija e zjarrit”, duke hapur për t’i dhënë mundësi punës të rifillojë në pjesën e saj më të madhe.


Nuk mund të hapim menjëherë restorantet e baret, për këto punojmë dhe do të kemi një rregullore të bashkëjetesës me armikun në territor. Duhet të përgatitemi për një jetë që mund të zgjasë 3, 5 apo 8 muaj me rregulla të reja. Më pyesin njerëzit a do shkojmë në plazh, unë shpresoj që po, por nuk do shkojmë siç jemi mësuar, do të respektojmë disa rregulla. Hapja do të jetë graduale”, – tha Rama.



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas