Aktualitet

Covid-19, Ronaldo pranon uljen e pagës me 3.8 milionë euro





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:00 - 28/03/20 |
mapo.al

Koronavirusi ka ndikuar që shumë biznese nëpër botë të kenë vështirësi financiare dhe kjo ka ndikuar edhe në futboll.


Shumë lojtarë tashmë janë përjashtuar nga skuadrat e tyre e disa kanë pranuar të marrin pagë të përgjysmuar për t’i mos i krijuar klubit vështirësi ekonomike.


Sipas Tuttosport, edhe Cristiano Ronaldo i është bashkuar iniciativës për të hequr dorë nga një pjesë e pagës së tij.


Shtypi italian ka bërë të ditur se 35-vjeçari ka pranuar që nga paga e tij të hiqen 3.8 milionë euro, një pagë e ngjashme me bashkëlojtarët e tij te Juventusi.


Ky vendim është marrë pas një bisede me kapitenin e skuadrës Giorgio Chiellini që të heqin dorë nga një pjesë e pagës dhe të ndihmojnë klubin.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas