Rritet numri i të shtruarve në spital si dhe rastet e reja janë simptomatikë. Këto ishin dy lajmet e këqija që dha sot Ministria e Shëndetësisë. Deri në fillim të këtij muaji, rastet e reja në vendin tonë ishin pa simptoma, por duket se ka një agravim të virusit tek të infektuarit e ditëve të fundit.
“Vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje te rasteve në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre jane të intubuar.
Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare te rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi. Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të Covid19″, – tha Ministia e Shëndetësisë. Sot ishin 14 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.
Statistikat
Testime totale 18290
Testime molekulare 16255
Testime serologjike 2035
Raste pozitive 1246
Raste të shëruara 938
Raste Aktive 274
Humbje jete 34
LEXO EDHE: