Aktualitet

COVID-19/ Salianji: Shifrat janë të falsifikuara, Rama tallet me jetën e qytetarëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:58 - 03/05/20 |
mapo.al

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji shprehet se masat e marra nga qeveria për koronavirusin nuk janë ato të duhurat dhe janë tallëse me jetën e qytetarëve.


Për Salianjin qytetarët nuk kanë asnjë ndihmë, ndërkohë që taksat e tyre shkojnë për oligarkët e klientët e Ramës. Ai shton gjithashtu se qeveria po fsheh shifrat e vërteta të COVID-19.


“Nuk ka pasur masa të duhura dhe prej kësaj, është pothuajse tallëse me jetën e qytetarëve. Duket sikur virusi del më orar. Shoqëria është hapur jo në mënyrë të planifikuar, por në mënyrë çoroditëse, ashtu siç janë daljet dhe të folurat e kryeministrit nga Facebook.


Në fillim kemi kërkuar, qysh para rastit të parë, që të merreshin masa, që të karantizoheshin rastet që vinin nga jashtë Shqipërisë. Ndërsa sot gjithçka që lidhet me izolimin e njerëzve dhe ekonomisë, duhet të kemi hapje për të mos lënë në mëshirë të fatit familje.


Qytetarët nuk kanë një ndihmë, por janë të detyruar të paguajnë taksa. Qeveria me paratë e qytetarëve paguan oligarkët dhe militantët. Në këtë situatë nuk bëhet fjalë që të anulohen koncesionet e miqve të kryeministrit. Është e pavend dhe e kotë kjo situatë që sikur luhet me kungullesha dhe me orare.

Kurba është e falsifikuar. Nuk jemi në një situatë që masat e qeverisë ka ndihmuar te kurba, por vetëkarantimini i personave. Ndërkohë nuk ka rrezik më të madh se fasoneritë dhe call center-at, ku mund të merret virusi”, thotë ish-ligjvënësi demokrat./ Ora


Etiketa: , , ,

Pas