Aktualitet

Covid-19/ Sektorët që do t’i kthehen punës nga nesër në Itali














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:15 - 13/04/20 |
mapo.al

Duke nisur nga dita e nesërme, 14 prill 2020, në Itali do të rihapen disa aktivitete prodhuese, por gjithmonë duke respektuar masat e sigurisë dhe distancimit social, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.






Teksa masat e sigurisë u shtynë deri në 3 maj, në dekretin e fundit të Kryeministrit Giuseppe Conte, u vendos hapja e disa dyqaneve, si dhe rinisja e disa aktiviteteve prodhuese.


Duke nisur nga e marta do të hapen libraritë, dyqanet me veshje për të sapolindurit, industria e drurit, aktivitetet lidhur me pylltarinë, fabrikat elektronike, fabrikat e prodhimit me dorë, makineritë e paketim-ambalazhimit, sektori i makinave për industrinë ushqimore dhe pijeve.







Po ashtu do të hapet edhe tregtia me shumicë e letrave dhe tabelave prej kartoni si dhe ato të fertilizuesve. Drita jeshile hapet edhe për aktivitetet në lidhje me kujdesin dhe mirëmbajtjen e peizazhit, si dhe atë të organizatave dhe organeve ndërterritoriale.

Lexo edhe :  “Suning Group” pranë falimentimit/ Interi del në shitje


Riparimi dhe mirëmbajtja e avionëve dhe trenave gjithashtu do të rinisë si dhe punimet hidraulike. Po ashtu do të hapen edhe call center, por do të lejohen vetëm aktivitetet hyrëse, thënë ndryshe do të priten vetëm telefonata nga përdoruesit.



Ditën e shtunë Conte u takua me komitetin e ekspertëve për të diskutuar fazën 2, ku kërkoi që të hartohen propozime për t’iu prezantuar qeverisë, lidhur me kthimin gradual në normalitet, me shpresën se që nga 20 prilli do ti rikthehen normalitetit aktivitete të tjera prodhuese.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas