Aktualitet

Covid-19/ Sërish bilanc tragjik nga Italia, 756 viktima 24 orët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:22 - 29/03/20 |
mapo.al

756 persona raportohet të kenë humbur jetën në 24 orët e fundit në Itali, duke rënduar edhe më shumë bilancin e viktimave, që rritet kështu në 10799. Shefi i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli, tha se numri total i rasteve me koronavirus në Itali është 73880, 3851 të shtuar vetëm në 24 orët e fundit, prej të cilëve 3926 në terapi intensive.


Borrelli tha gjithashtu se numri total i të shëruarve nga Covid-19 ka shkuar në 13030, prej tyre 646 në 24 orët e fundit. Shifra vërtet tronditëse për vendin fqinj, që duket se e ka të vështirë të dalë nga kriza shëndetësore, që ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë.


Gjatë fjalës së tij të përditshme për mediat, Borrelli falënderoi gjithashtu Gjermaninë, që ka marrë një numër të prekurish për t’u kuruar në spitalet e veta, por edhe Shqipërinë, për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve për të ndihmuar në zonat që kanë më shumë nevojë.




Etiketa: , ,

Pas