Covid-19 vijon të marrë jetë mes bluzave të bardha.
Viktima më e fundit nga ky virus i pamëshirshëm është infermierja Lindita Peshku, e cila punonte prej vitesh në Poliklinikën Nr. 1. Tiranë.
Lajmi i trishtë bëhet i ditur nga Shoqata e Infermierëve, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Bluzat e bardha po përballen çdo ditë me virusin dhe po humbasin jetë. Po dje u shua një infermiere e Poliknikës Nr.1 të Konsultorit të Fëmijës. Lindita Peshku, qofsh e xhenetit shoqja jonë, dhe shpirti jot u prehtë në paqe”, – shkruan Shoqata.
Një ditë më parë ndërroi jetë infermieri nga Mati, Nerim Maçi.
Postimi i Shoqatës së Infermierëve në “Facebook”: