Kryesore

COVID-19/ Shtohen rastet e reja dhe më shumë të shtruar në spital





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:15 - 05/05/20 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit ka një shtim të rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri, si dhe janë shtuar personat e shtruar në spital. Në ditët e para të lehtësimit të masve, Ministria e Shëndetësisë raporton shtim të rasteve në Tiranë, Krujë dhe Kamëz.


Sipas drejtoreshës së ISHP-së Albana Fico, situata po ndiqet me vëmendje, pasi mund të kemi shtim të rasteve.


Ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive“, – tha Albana Fico.


Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 70 % e tyre janë shëruar. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID-19.


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 99
Krujë 81
Shkodër 15
Kurbin 9
Elbasan 3
Kamëz 3
Kukës 2
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1

 

LEXO EDHE:

Rriten rastet/ 17 të infektuar me koronavirus në Shqipëri


Etiketa: , , ,

Pas