Aktualitet

Covid-19/ Spanja “merr frymë lirisht”, vetëm 1 viktimë në 24 orët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:48 - 28/05/20 |
mapo.al

Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë raportuar për të dytën ditë radhazi vetëm një viktimë nga koronavirusi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Spanjë kanë ndërruar jetë vetëm 38 persona në javën e fundit.


Ndërkohë, edhe rastet e reja kanë pasuar rënie, pasi në 24 orët e fundit ishin vetëm 182 persona, ndërsa një ditë më parë ishin 231. Shumica e të prekurve të rinj janë në Madrid dhe në Katalonjë.


Që nga fillimi i pandemisë, në Spanjë kanë ndërruar jetë 27,119 persona, ndërsa numri total i të prekurve me Covid-19 është 237,906 persona.


 



Etiketa: , , ,

Pas