Aktualitet

COVID-19/ Spanja shënon numrin më të ulët të viktimave në 6 javët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:20 - 30/04/20 |
mapo.al

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në Spanjë ka zbritur në 268, bëri të ditur sot ministria e shëndetësisë. Kjo shifër është më e ulëta në gjashtë javët e fundit.


Numri total i viktimave ka shkuar 24.275 , ndërkohë që të infektuarit aktualisht janë 236,899


Spanja ka pasur një nga shpërthimet më të këqija të epidemisë dhe qeveria vendosi izolim  të detyruar në të gjithë vendin por tani autoritetet besojnë se piku ka kaluar dhe dëshirojnë të nisin lehtësimin e masave nga java e ardhshme.


Megjithatë, shqetësim më i madh mbetet ekonomia e vendit, e cila është tkurrur  me 5.2% në 3 muajt e parë të këtij viti.


Të martën, Kryeministri Pedro Sanchez përpiloi një plan me katër faza për heqjen e masave, me synim rikthimin në normalitet nga fundi i qershorit, kur do të hapen edhe plazhet.

Sidoqoftë, zona të ndryshme të vendit do të ecin me shpejtësi të ndryshme përmes fazave, në varësi të shkallës së zhvillimit të infeksionit dhe kritere të tjera, si qëndrimi karshi rregullave të distancimit social.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas