Aktualitet

Covid-19/ Spanja shënon numrin më të ulët të viktimave prej mesit të Marsit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:14 - 10/05/20 |
mapo.al

Spanja ka nisur të marrë frymë më normalisht në ditët e fundit pas muajsh izolim, kjo edhe për shkak të përmirësimit të ndjeshëm të bilancit të viktimave dhe të të infektuarve nga pandemia e koronavirusit.


Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 143 viktima nga Covid-19, shifër kjo më e ulët dhe nga ajo e 179 që ishte një ditë më parë.


Sipas autoriteteve, ky është bilanci më i mirë në Spanjën e goditur nga koronavirusi që nga mesi i muajit mars.


Deri tani në Spanjë raportohen 26, 621 viktima nga koronavirusi dhe 224, 390 të infektuar.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas