Aktualitet

COVID-19/ Statistikat e vdekjeve në Shqipëri e mundin panikun














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:00 - 17/03/20 |
mapo.al

Humbja e një jete është vërtetë tragjike, por shifrat e INSTAT-it kanë gjuhën e tyre të ftohtë…






Alarmi global për covid-19 po shumëfishohet me publikimin e përditshëm të numrit të viktimave. Është një tregues i domosdoshëm dhe sensibilizues, që e bën edhe më të dukshëm rrezikun për publikun i cili është thirrur në masa të rrepta ndalimi.


Por të lexuara në mungesë të asaj që është normale, shifrat duken të frikshme dhe krijojnë përshtypjen se po ndodh dicka vërtet e pangjarë më parë.







Po a është vërtetë kështu? Sigurisht që jo! Në kushte normale në Itali ndërrojnë jetë mbi 2000 persona në 24 orë, ndërsa në Gjermani shifra shkon në mbi 2300 njerëz në 24 orë.




Po në rastin e Shqipërisë çfarë mund të themi?



Në një prej publikimeve të INSTAT për vitet 2018 dhe 2019, jepet e detajuar shifra e vdekjeve në të gjithë vendin në këto dy vite e detajuar edhe sipas qarqeve. Vëmë re (shiko tabelën poshtë) se nga 2018 në 2019 numri i vdekjeve në një vit është rritur me 133 persona më shumë.

Në 2019 sipas të dhënave zyrtare në vend janë regjistruar 21.937 vdekje, ku siç është edhe normale, numri më i lartë është në qarkun e Tiranës ku edhe dendësia e popullsisë është më e larta në vend.

Kolona e tretë e tabelës është shtuar bazuar në një pjesëtim të thjeshtë. Numri i vdekjeve vjetore në rang vendi por edhe sipas qarqeve të vendit është pjesëtuar me 365 që janë ditët e vitit.

Rezulton që në vendin tonë gjatë vitit 2019 kanë ndërruar jetë mesatarisht 60 veta në ditë (të kuptohemi në këtë shifër përfshihen të gjithë llojet e vdekjeve). Vetëm në qarkun Tiranë rezulton të kenë ndërruar jetë mesatarisht 15 veta në 24 orë. Shifrat e tjera mund ti shikoni në tabelë.

Ka edhe një sqarim tjetër në metodologjinë e matjes që ka bërë INSTAT ku thuhet se “Të dhënat e vdekjeve sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, sipas karakteristikave bazë demografike.

Konsiderohen të gjitha vdekjet e banuesve në Shqipëri gjatë periudhës referencë, duke mos marrë parasysh vdekjet e banuesve jashtë Shqipërisë (emigrantëve), edhe pse mund të regjistrohen në zyrat e gjendjes civile pranë ish-vendbanimeve të tyre”.

Pa i rezervuar të drejtën vetes për të bërë komente duhet të themi si përfundim se kjo pamje e shifrave nuk e justifikon panikun, i cili në këto kushte nuk është çudi që është midis nesh!

/MAPO.AL/

1


Etiketa: , , , ,

Pas