Aktualitet

Covid-19/ Testi i dytë del negativ për Merkel, kancelaren e pret dhe një tjetër analizë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:40 - 25/03/20 |
mapo.al

Rezultatet e provës së dytë për koronavirusin ndaj kancelares gjermane Angela Merkel rezultuan sërish negative, tha zëdhënësi i saj ditën e sotme.


Steffen Seibert i tha agjencisë gjermane të lajmeve DPA që Merkel do të vazhdojë të punojë nga shtëpia dhe do t’i nënshtrohet një testi tjetër në fillim të javës tjetër.



Kancelarja gjermane hyri në karantinë të dielën e kaluar për shkak të kontaktit të mëparshëm me një mjek i cili më vonë kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.


Të hënën, ajo mori pjesë në mbledhjen e saj javore të Kabinetit përmes telefonit. Seibert theksoi se Merkel do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj zyrtare gjatë qëndrimit në shtëpi.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas