Aktualitet

COVID-19/ U arrestua duke blerë bukë jashtë orarit, gjykata liron stomatologun në Fier





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:21 - 03/05/20 |
mapo.al

Një 32-vjeçar në Fier u arrestua nga policia pasi është kapur duke thyer fashat orare të vendosura për të menaxhuar krizën e koronavirusit në vend.


Arbër Stefa, me profesion stomatolog nga lagja “Sheq” njoftohet se është kapur duke blerë bukë në një furrë në lagjen “Liri” dhe më pas ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë.


Të dielën, Arbër Stefa ka dalë para togave të zeza ndërsa Gjykata e ka lënë të lirë. Rreth ngjarjes ka folur edhe Anesti Stefa, babai i Arbrit.


“Ne jemi pensionistë dhe djali jonë është i detyruar të na shërbejë. Pavarësisht këtij veprimi të policisë gjykata ka vendosur drejtësi duke e lënë të lirë”, tha ai.



Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas