Kronika

COVID-19 u merr jetën dy grave te Infektivi, shkon në 65 numri i viktimave








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:13 - 01/07/20 |
mapo.al

Dy pacientë ndërruan jetë orët e para të mëngjesit të sotëm nga COVID-19 te spitali Infektiv.


Viktimat janë dy gra të moshuara, një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.


Të dhënat u bënë publike nga Dr.Marjeta Dervishi nga ISHP.



Numri i viktimave si shkak i virusit vdekjeprurës në vendin tonë ka arritur në 65.


45 raste të reja u konfirmuan me COVID-19 ditën e sotme, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 2580, nga të cilët 1516 janë shëruar dhe 65 kanë ndërruar jetë.


LEXO EDHE: 

Ulet numri, 45 raste të reja me COVID-19, shërohen 57 pacientë


Etiketa: , ,

Pas