Aktualitet

COVID i merr jetën të riut në Angli, miqtë apel për të sjellë trupin (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:08 - 22/10/21 |
mapo.al

Koronavirusi nuk po kursen as të rinjtë tashmë. Një 28-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë dy ditë më parë në Angli për shkak të koronavirusit vetëm pak pasi u dërgua në spital.






I riu, i quajtur Sidorel Myzeqari, nga Mollasi i Elbasanit jetonte prej disa vitesh në Angli.


28-vjeçari kishte disa ditë me simptoma, por gjendja është rënduar papritur dhe personat që kujdeseshin për të e kanë dërguar në spital, ku edhe nuk ia doli.







Shokët dhe të afërmit kanë filluar procedurat për kthimin e trupit të tij në atdhe, por e kanë të pamundur financiarisht.




Rrjedhimisht ata kanë kërkuar ndihmë nga bashkatdhetarët atje si edhe kudo në botë për të kontribuuar me qëllim sjelljen e trupit të Sidorelit pranë prindërve në Elbasan.



Anglia është duke kaluar një valë tjetër të koronavirusit me mijëra të infektuar çdo ditë duke bërë që edhe numri i të vdekurve të rritet.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas