Aktualitet

Covid në Gjykatën Tiranë – 2 gjyqtarë rezultojnë pozitivë, infektohen dhe 4 punonjës të tjerë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:07 - 30/10/20 |
mapo.al

Covid-19 shtrihet tashmë edhe në Gjykatën e Tiranës.


Raportohet se dy gjyqtarë të Dhomës Penale, kanë dalë pozitivë me koronavirus.


Pasi kanë konstatuar simptomat e para të virusit, gjyqtarët duket se i janë nënshtruar testimit, nga ku kanë rezultuar mbartës.



Me koronavirus kanë rezultuar edhe tre sekretare të Gjykatës, si dhe një punonjëse e administratës.


Të gjithë të prekurit nga Covid-19, janë karantinuar nëpër banesat e tyre.


Ndërkohë, nuk dihet nëse do të vijojë ose jo puna për pjesën tjetër të personelit të Gjykatës Tiranë.

 


Etiketa: ,

Pas