Ekipi i Kukësit është prekur nga pandemia Covid-19.
Pas trajnerit Skënder Gega, klubi ka njoftuar se dy lojtarë janë prekur nga koronavirusi, së bashku me zëdhënësin për shtyp.
Bëhet fjalë për Godberg Barry Cooper dhe Mehdi Hetemaj, të cilët kanë rezultuar pozitivë pas bërjes së tamponit.
Ata, sikundër zyrtari i klubit, kanë shfaqur simptoma prej ditësh, ndërkohë janë vetëizoluar në shtëpi duke shmangur kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës.
Komunikata e klubit të Kukësit:
Futboll Klub Kukësi njofton se dy futbollistët Godberg Barry Cooper e Mehdi Hetemaj dhe zëdhënësi Erjon Allaraj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.
Prej ditësh, futbollistët dhe zyrtari kanë shfaqur simptoma dhe janë vetëizoluar në shtëpi duke shmangur kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës teksa në tamponët e kryer, kanë rezultuar të prekur nga COVID19.
Futbolli Klub Kukësi iu uron shërim të shpejtë dhe iu bën thirrje të gjithëve të respektojnë protokollet dhe të qëndrojnë të sigurt!