Ministria e Shëndetësisë se Maqedonisë së Veriut deklaroi sot në mbledhjen e Shtabit Kryesor për Menaxhimin e Krizave se janë miratuar masa të reja kufizuese për ndalimin e përhapjes së mutacionit të ri të COVID-19.
Ata paralajmëruan ndalesën për fluturimet me Britaninë e Madhe dhe anasjelltas deri në fund të vitit. Ministria e Shëndetësisë shtoi se gjithashtu është miratuar masa për izolim të detyrueshëm14-ditor për të gjithë qytetarët që do të vijnë në vend me fluturime të drejtpërdrejta nga Britania, po e njëjta masë do të zbatohet edhe për pasagjerët që mbërrijnë në Maqedoni nga Britania e Madhe përmes rrugëve tokësore.
Ndërkohë autoritetet shqiptare nuk kanë asnjë reagim lidhur me situatën, pasi sot nga Londra u ul një avion në Rinas dhe 3 pritet të mbërrijnë nesër.
LEXO EDHE:
https://gazetamapo.al/lloji-i-ri-i-koronavirusit-bota-bllokon-fluturimet-me-britanine-e-madhe-shqiperia-ende-pa-nje-vendim/