Aktualitet

Covid shtrihet në Spitalin e Përmetit – 7 infermierë rezultojnë pozitivë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:59 - 19/11/20 |
mapo.al

Shtatë infermierë rezultojnë të prekur me Covid-19 në Spitalin e Përmetit. Bluzat e bardha dyshohet të jenë infektuar gjatë ndihmës së dhënë pacientëve të shtruar.



Mësohet se infermierët janë vetëizoluar dhe po marrin trajtimin e nevojshëm në shtëpi, pasi kanë simptoma të lehta.


ISHP-ja ka nisur ndërkohë hetimin epidemiologjik për rastin në fjalë, duke gjurmuar kontaktet e të infektuarve.



Numri i të prekurve me Covid-19 vijon të rritet çdo ditë. Që nga fillimi i pandemisë, shënohen 646 viktima dhe 29,837 aktivë me Covid-19.





Etiketa: ,

Pas