Konkurentja e “Përputhen”, Antonela Berisha dhe ish-konkurenti Fation Kuqari, janë parë së bashku jashtë emisonit.
Në një video që po qarkullon në rrjet, Antonela shihet teksa hip në makinën e Fationit teksa ky i fundit e pret atë e më pas largohen së bashku.
Asnjëri prej të dyve s’ka reaguar ende lidhur me këto pamje. Nga ana tjetër, Antonela po vazhdon njohjen e takimet me Atdheun, pasi nguli këmbë që produksioni ta rikthente sërish në emision.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë dhe s’do të jetë as e fundit që konkurrentët ose ish-konkurrentët kapen mat me njëri-tjetrin, pa iu përmbajtur rregullave të emisionit.
Personazhet e emisionit “Për’puthen” janë personat më të sulmuar e më të ndjekur njëkohsisht, për të cilët publiku ka kuriozitet të madh.
Çdo lëvizje e tyre si brena, ashtu edhe jashtë emisionit, vëzhgohet me detaje dhe ky është “çmimi” që të gjithë konkurrentët po paguajnë për famën e tyre.