Kryesore

Çpo ndodh, Basha ndez sheshet, Ramës i mungojnë batutat






               Publikuar në : 16:55 - 11/02/19 |
mapo.al

Një kontrast po vihet re këto ditë në skenën politike. Nga njëra anë po befason Lulzim Basha me takimet në rrethe, me pritjet entuziaste, me një lloj shpërthimi në sheshet e rrugët e qyteteve, dhe cka bie më shumë në sy, kjo po ndodh nëpër Mallakastër, Gjirokastër e Vlorë, e sot në Lushnje, ku nuk është se njerëzit shkulin flokët për PD, dhe nga ana tjetër, kemi një shfaqje të zbehtë të mezidukshme të Edi Ramës. Edhe kur del me turin e ambalazhuar së fundmi me brandin, “Bashkia që duam”, Ramës i mungon humori, nuk ka më ato batutat tipike që ngacmonin, shkaktonin gajsasje, dhe reagim.


Kjo pamje e politikës me dy portrete, me Bashën mes njerëzve, të qeshur, energjik dhe antuziast, dhe nga ana tjetër me Ramën nopran, pa humor, pa frymëzim, po i bën përshtypje shumëkujt. Disa mendojnë se opozita po ngjiz, atë për të cilën kishte shumë nevojë, dhe që akuzohej se nuk e bën dot, pra është fjala për cka cilësohet si, frymë. Tingëllon se një frymë po krijohet. Jo vetëm nga zhgënjimi, nga keqqeverisja, konsumi i vitit të 6 të qeverisjes, por sidomos nga gjendja e të fiktit që qeveria dhe kreu i saj, kaloi pas protestës së studentëve dhe një skandali të pashoq, sic ishte dhënia e gati 40 milionë eurove një firme, që u zbulua se ishte totalisht fantazëm, apo ballores që mori në mjekër për raportit të Zërit të Amerikës, ku doli lidhja e këthinjtë e shefave të mëdhenj me banditët e njohur, marrje dhënia e tyre në fushata e votime.

Akrobacia me ndryshimin e qeverisë nuk ka dhënë efekt. Nuk ka prodhuar impulse, apo pritshmëri të reja. Në krye të superminsitrisë së Infrastrukturës, u vendos një zonjë, e cila, ende pa gdhirë një muaj në detyrë, u kap duke komunikuar me mesazhe me një deputet të PS, me një gjuhë banale e tepër arrogante, sikur të ishte ajo një gjysëm perendie që vendos për fatin e njerëzve, pra hiq një kryetar bashkie, vendos një tjetër, mbylli karrierën dikujt, e celja një tjetri.

Me pedagogët kundër, që janë inteligjenca e vendit, me studentët më e pakta të zhgënjyer e hatërmbetur, me fare pak punë publike, me asnjë investim të huaj, me varfërinë që rritet, me mungesën e emrave që ti bëjnë avokati qeverisjes së tij në publik, Edi Rama duket se po kalon ditë të vështira. Pa humor, pa batuta, pa grintë. Kryeministri e ka një prej armëve më të forta qesëndinë, shpotitjen e kundërshtarit, e sidomos, kur mundohet të bëjë qesharake faktet e forta, skandalet, ngjarjet e rëndësishme, dhe aksionet e opozitës. E fundit batutë e Ramës, ishte në Elbasan shumë ditë më parë, kur bëri hoka me një biznesmen, teksa e pyeste nëse ishte me precedent, apo merrte dot vizë amerikane, meqë po bënte foto me të.

Kjo situatë dëshpëruese, gati depresive e qeverisë, është sigurisht arsyeja kryesore pse po ndizen shkëndijat në sheshet e qyteteve ku shkon Basha. Me gjasë, 16 shkurti do jetë një protestë e madhe, dhe njerëzit e kanë ndarë mendjen të përgjigjen. Qytetarët po kërkojnë ndryshim, edhe pse lideri i opozitës nuk është se po del me teza të reja, me kauzë impresionuese, apo qoftë edhe me fjalor të pahasur më parë. Ai po merr vemendje, po rrethohet nga njerëz, thjesht duke treguar se është me ta, se ka energji, dhe u gjendet pranë, i dëgjon hallet, e përpiqet ti bindë se ka një plan të thjeshtë dhe efikas ekonomik. Basha nuk bën askënd të hidhet përpjete, nuk e ka atë karizëm. Por ia ka dalë t’u tregojë njerëzve se është normal, dhe është dikush që nuk kërkon bujë, llozha e vëmendje ndërkombëtare, as të jetë lideri bombastik i një vendi nga Ballkani. Por një kryeministër i një vendi me shumë halle, që mund të përmirësohet e të zhvillohet nëse ke prioritet njerëzit, dhe jo një grusht njerëzish./Gazeta Mapo/


Etiketa: , , ,

KOMENTO (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. Batutat e Ramës kishin dhe mund të kenë vlerë vetëm për servilët, sekserët dhe të tjerë pa moral e integritet. Prandaj, vjen një ditë dhe ashtu si tepsia, timoni, kusia , tutat e çitjanet me gjithë atlete duke i rënë pash më pash Evropës, u bënë demode, u doli boja e u ra kallai. Tani, ai endet si në kllapi, sa në një bashki tek tjetra, duke shitur rraqe të vjetra, që nuk i blen askush. E teproi i mjeri. Nuk i bëjnë fajde ato që përpiqet të shesë. Ka mbetur bash te ura në një kthesë që i mungon sinjalistika. Ah, Pika! Skandale…krime…korrupsion, përdhunime çdo ditë e në çdo hap. Ku e shpie mushka?!

    Përgjigju ↓
  2. Ç’TË MBJELLËSH DO TË KORRËSH!!!

    E NJOH QË NË FËMINI KARABUSHIN €-DRAMA PSE KEMI QËNË NË 1 LAGJE, SHKOLLË E PALLAT NDËRMJET 21-SHIT DHE VASIL SHANTOS.

    KAM PRITUR ME KURJOZITET SE DERI KU DO T’I HECTE AVENTURA NË POLITIKË. DHE JA KU JEMI:
    KY NJERI DO MBAHET MËND PËR:

    1-PASTRIMIN E LANËS DHE E GJITH PJESA TJETËR E JETËS TIJ POLITIKE ISHTE:
    2-NARCIZIZËM PARA SALLAVE TË MBUSHURA, TURMAVE, KAMERAVE, PARA KOMPJUTERIT NË FB., PARA SERVILAVE TRUSHKULUR DHE? BATUTA E IRONI PA FUND…NË VËND QË TË PËRVISHTE LLËRËT E T’I PËRVISHEJ PUNËS.
    BRAVO I QOFTË QË GJETI NJË POPULL-DELE E BËRI ATË QË I DESHI BYTHA.

    NË FUND: KU ISHIM ME €-DRAMËN LIDER? ASGJËKUNDI!
    U HARXHUA GJITH KJO KOHË PËR SHQIPËRINË ME NJË KM KARAGJOZ E AVENTURJER. KTU MER KUPTIM AJO SHPREHJA E ÇËRÇILLIT:
    Ç’DO POPULL MÉRITON QEVERINË QE KA.

    Përgjigju ↓
CLOSE
CLOSE
Pas