Teknologji

Ç’po ndodh me iPhone? Përdoruesit ankohen për këto probleme





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:01 - 09/06/20 |
mapo.al

Përdoruesit e iPhone 11 kanë raportuar për probleme me ekranin e telefonit. Një njollë jeshile është shfaqur në ekran pasi ata kanë shkarkuar versionin e përditësuar iOS 13.5.1.


Në shumicën e rasteve ekrani bëhet jeshil kur e nxjerrin telefonin nga kyçi ose kur aktivizohet Dark Mode ose Night Shift.


Disa përdorues thonë se njolla zhduket, por rikthehet papritur. Ky problem shfaqet tek iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Pro Max dhe mund të rregullohet kur Apple të nxjerrë versionin iOS 13.5.2.



Në fakt, iOS 13 ka pasur vazhdimisht probleme që kur u lançua vitin e kaluar.

Disa përdorues u ankuan për rënie të baterisë brenda pak orëve, disa për tejnxehje gjatë kohës së karikimit, të tjerë për mbyllje telefonatash, humbje të kontakteve apo fshirje të email-eve.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas