Ç’po ndodh në Amazonë? “Më e keqja s’ka ardhur ende” (FOTO)

‘Pyjet e shiut’ në Amazonë janë përfshirë nga flakët që muajin e kaluar, duke e detyruar Brazilin të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në rajon.

Sa zjarre janë aktive?



Në një periudhë 48-orëshe, gjatë fundjavës, pati më shumë se 2.500 zjarre aktive, raportoi BBC.

NASA ka qenë duke monitoruar zjarret. Gjatë javës së kaluar, fotot e satelitëve kanë qenë imazhe shumë të përhapura në cdo media.

Më 20 gusht, Eric Holthaus, një meteorolog, publikoi të dhëna që tregojnë tymin nga zjarret, që mbulon rreth gjysmën e Brazilit.

Më 19 gusht, qiejt u nxinë mbi San Paulo, për më shumë se një orë, pasi një erë e fortë bëri që tymi të zhvendosej rreth 1.700 milje larg. Të Premten, Telesur TV raportoi se tymi nga zjarret mund të shihej deri në Argjentinë.

A janë fikur zjarret?

Zjarret janë akoma aktive. Të Shtunën, Amnesty International kapi një foto të pyjeve të djegura në shtetin Mato Grosso.

Shiu që filloi dhe pritet të vazhdojë deri më 10 shtator, mund të sjellë lehtësim, por nuk do të ndihmojë në shuarjen e zjarrit, njoftoi Reuters të martën.

Presidenti i Bolivisë Evo Morales kontraktoi një Boeing 747 “Supertanker” javën e kaluar për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, njoftoi Telesur.

Gjatë fundjavës, Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro refuzoi 20 milion dollarë ndihmë nga udhëheqësit botërorë të G7-ës. Të mërkurën, Euronews raportoi se Peruja dhe Kolumbia bënë thirrje për një takim dhe një pakt me qëllim mbrojtjen e pyjeve.

CNN raportoi se numri i zjarreve në Brazil këtë vit është më i larti, një shifër rekord që nga 2013 dhe është rritur me 85% nga viti i kaluar. Deri më tani këtë vit janë zbuluar nga qendra e kërkimit hapësinor në Brazil, INPE, më shumë se 80,000 vatra.

Ka kaq shumë zjarr, saqë tymi është i dukshëm edhe nga hapësira. Të Hënën, Astronauti Europian i Agjencisë Hapësinore, Luca Parmitano, kapi imazhe nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.

Vëmendja ndaj zjarreve në atë që njihet si mushkëria e botës, u rrit në të gjithë botën javën e kaluar, kur përdoruesit e mediave sociale filluan të postonin foto me disa hashtags. Njerëz anembanë globit gjithashtu dolën në rrugë në protestë, duke kërkuar që të ndërmerren veprime për të fikur zjarret.

Më pas udhëheqësit e nisën të flasin në mediat sociale dhe të hartojnë një plan për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

A u ndërmor ndonjë veprim në Samitin e G7-ës?

Bolsonaro refuzoi një paketë ndihme prej 20 milion dollarësh nga vendet e G7-ës. Shefi i shtabit të Bolsonaros tha se presidenti francez Emmanuel Macron duhet të kujdeset për “shtëpinë dhe kolonitë e tij”, shkruan Guardian.

Bolsonaro tha se Brazili do ta konsideronte ndihmën ndërkombëtare vetëm nëse Macron tërhiqte komentet që tingëllojnë fyese.

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau u zotua se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të shpëtuar Amazonën. Ai tha të hënën se Kanadaja ofron 15 milion dollarë dhe “bomba uji” për të shuar zjarret, raporton CBC.

Çfarë po bëjnë tjetër politikanët për të dhënë ndihmën e tyre?

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro shprehu shqetësimin për zjarret që po shkatërrojnë Brazilin dhe Bolivinë dhe ofroi ndihmë për t’i shuar ato. Kancelarja e Venezuelës gjithashtu foli për solidaritet me komunitetet autoktone në Brazil, Bolivi, Paraguai, Ekuador dhe Peru.

“Venezuela shpreh shqetësimin e saj të thellë për zjarret gjigante dhe të tmerrshme që po shkatërrojnë rajonin e Amazonës në territorin e disa vendeve të Amerikës së Jugut, me ndikime shumë serioze në popullsi, ekosisteme dhe diversitetin biologjik të zonës”, tha Ministria e Forcës Popullore për Punët e Jashtme të Venezuelës.


Të Premten, qeveria e Venezuelës propozoi gjithashtu një takim të ministrave të jashtëm të Organizatës së Traktatit të Bashkëpunimit të Amazonës.

Kryeministri i Finlandës, Antti Rinne po ashtu lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se zjarret në Brazil ishin “jashtëzakonisht serioze” dhe se ai kishte kontaktuar me Komisionin Evropian.

“Pyjet e shiut Brazilian janë jetike për klimën e botës. Unë jam me të vërtetë i shqetësuar për qëndrimin e Brazilit, i cili duhet të bëjë gjithçka që duhet për t’i dhënë fund zjarreve që janë një rrezik për qytetërimin tonë,” tha Rinne.

Anëtarja e Parlamentit në Mbretërinë e Bashkuar Rebecca Long-Bailey, i hartoi një letër kryeministrit Boris Johnson, duke i kërkuar atij t’i tregojë Bolsonaros se shkatërrimi i Amazonës duhet të ndalet.

Bolsonaro është përballur me kritika. Njerëzit po e akuzojnë atë për mungesë veprimesh. Në fillim të korrikut, një zyrtar i lartë anonim brazilian i tha BBC se Bolsonaro inkurajoi shpyllëzimin. Ricardo Galvão, drejtori i INPE, u pushua nga puna më 2 gusht pasi mbrojti të dhënat që treguan se shpyllëzimi ishte 88% më i lartë në qershor sesa ishte një vit më parë, raportoi CNN.

Si reagoi publiku?

Tim Cook i Apple duket se është CEO i parë i një kompanie teknologjie që përgjigjet me një ofertë për ndihmë. Cook tha në ‘Twitter’ se Apple do të dhuronte para, por nuk e specifikoi shumën.


#ActForTheAmazon filluan të postojnë në ‘Twitter’ dhe protestat nisen javën e kaluar. Në Zyrih, aktivistë të Lëvizjes Ekologjike Klimatike dhe brazilianë u mblodhën jashtë Konsullatës së Brazilit, të Premten në mëngjes. Përdoruesit e ‘Twitter’ kapën imazhe të një proteste në Barcelonë. Demonstrata janë zhvilluar gjithashtu në Paris, Londër, Madrid dhe Danimarkë.

Hashtagu #PrayforAmazonas u bënë trend javën e kaluar. Përdoruesit e ‘Twitter’ kritikuan mediat për vëmendje më të madhe ndaj zjarrit në Notre Dame dhe lajme të tjera, sesa ndaj zjarreve në ‘Pyjet e Shiut. Përdoruesit e mediave sociale gjithashtu i bënë thirrje miliarderëve për mungesë dhurimesh. Leonardo di Caprio dha 5 milionë $.

Zjarret që digjen në mbarë Amazonën çlirojnë sasi kolosale të dioksidit të karbonit në një kohë kur ekspertët thonë se botës i duhen pemët për të përthithur këtë gaz që shkakton ngrohjen e planetit.

Shkencëtari i NASA-s Doug Morton thotë se zjarret mund të përkeqësohen.

“Rajoni është vetëm në mesin e sezonit të thatë. Zjarret që fillojnë sot dhe që dalin nga kontrolli, mund të digjen për shumë javë në vazhdim”, thotë zoti Morton.

Morton shton se në dallim nga zjarret që digjen në Bolivinë fqinje, zjarret e Brazilit duket se do të sjellin krijimin e hapësirave për bujqësi masive.

“Që të krijohet një tymnajë kaq e lartë që arrin në atmosferë, duhet të digjet një lloj zjarri me intensitet të lartë, lloji i zjarrit që krijohet kur u vendoset njëkohësisht mijëra hektarëve të parapërgatitur dhe të tharë nga dielli”.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro premtoi gjatë fushatës elektorale vendosjen e pyjeve në funksion të zhvillimit.

Mbi 160 mijë zjarre janë shfaqur këtë vit përgjatë Amazonës braziliane. Kjo shifër është nën rekordin e vendosur në vitet 2000, kur shpyllëzimi arriti kulmin.

Vendet më të industrializuara premtuan dhjetëra milionë dollarë për të luftuar zjarret.

Zoti Bolsonaro ngriti pikëpyetje rreth motivimit të tyre.

“A ndihmon ndonjëri dikë tjetër, që nuk është i varfër, pa pritur diçka në këmbim? Përse ia kanë vënë syrin Amazonës? Çfarë kanë dëshiruar prej kohësh nga ajo zonë?”, u shpreh zoti Bolsonaro, shkruan VOA.

Ai shkëmbeu fjalë të ashpra me Presidentin francez Emmanuel Macron. Zoti Macron e akuzoi se po gënjen për angazhimet mjedisore. Bolsonaro thotë se Franca dëshiron ta trajtojë Brazilin si një koloni.

Një koment i tij në ‘Facebook’ që ofendoi bashkëshorten e zotit Macron, e nxehu situatën më tej.

“Është për të ardhur keq. Pikë së pari për të dhe për brazilianët. Mendoj se grave braziliane u vjen pa dyshim zor të lexojnë çfarë shkruan presidenti i tyre. Mendoj që brazilianët, një popull i mrekullueshëm, janë paksa të turpëruar nga sjellja e tij dhe kërkojnë që presidenti i tyre të sillet në mënyrën e duhur me të tjerët”, tha zoti Macron.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252