Burime të Gazetës Mapo bëjnë me dije se në Aeroportin e Rinasit gumëzhijnë zëra se sot pasdite pritet të ulet në pistë një avion i vecantë. Sipas disa komunikimeve me autoritete partnere, besohet se një avion do të niset nga Turqia për të mbërritur në Rinas, dhe është fjala pikërisht për të famshmin Lasgush.
Bashkëpunimi me Turkish Airline, për krijimin e Air Albania dhe pagëzimi i një prej AIRBUS, me emrin e poetit tonë të famshëm, ishin shpallje të bujshme të Edi Ramës vitin e shkuar. U bënë edhe ca fluturime promocioni, me gazetarë e me pensionistë. Po shpejt gjithcka u fashit, dhe Lasgushi nuk shihej më në Rinas. Po ashtu, edhe zyrat e agjensisë Air Albania, rezultonin bosh. Nisen dyshimet dhe hulumtimet e medias, pati dhe denoncime nga opozita, se gjithcka ishte farsë, mashtrim. Ajo cka ra në sy është se në debatin që u shoqërua me ironi (në rrjetet sociale plasi një fushatë talljeje massive), qeveria nuk mori pjesë fare. Dhe, nuk ka asnjë zë zyrtar që të shpjegojë, cfarë ndodhi me suksesin spektakolar të Air Albania. Një ekspert aviacioni, Dritan Goxhaj, tha se procesi i licensimit merr shumë kohë. Sipas tij, kjo fazë mund të kërkonte muaj, dhe ndoshta do të shkonte deri në fund të janarit. Për këtë temë është shkruar edhe në mediat turke.
Një analist, Murat Herdem, i portalit turk ‘Airport Haber’ është shprehur se bashkëpunimi i Turkish Airlines me Air Albania do jetë blof. Kjo është një ‘deja vu’, tha ai, e bashkëpunimit të Turkish Airlines me Air Bosna, kur kompania përjetoi një eksperiencë të hidhur me humbje prej miliona eurosh. “Mënyra se si ka nisur partneriteti është e njëjtë. Me orientim politik dhe jo si veprim komercial, çka do i kushtojë Turkish Airlines miliona euro humbje,” parashikon Herdem.
Nëse sot del sic thonë zërat, dhe Lasgushi do të prekë Rinasin, ai me siguri do të jetë bosh. Do të jetë një fluturim sa për të ushqyer pak propagandë, e për t’u treguar skeptikëve e dyshonjësve, se ja ku është Air Albania, kot keni mallkuar. Rama e mbaka fjalën, etj, etj. Po nëse kjo ndodh, do të ishte edhe një shërbim i mirë, për të tërhequr vëmendjen nga shumë ngjarje të pahijshme, nga skandale që po ndodhin në vend. Edhe pse do të jetë bosh, dhe i bie që Lasgushi vjen në Shqipëri, sa për një kafe turke…/Gazeta Mapo/
rama shet dhe trupin vetem te bej gjoja patriotin ,por mbetet nje morr stalini.