Wednesday, February 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

CR7 e mbyll me Juventusin, kalimi te Manchester City çështje orësh!

by mapo.al
27/08/2021
in Aktualitet, Sport
0

Mes Juventusit dhe Cristiano Ronaldos ka përfunduar gjithçka. Ylli portugez po përjeton orët e tij të fundit si futbollist i bardhezinjëve teksa pas 3 sezonesh me Juven ka vendosur të largohet nga Torino edhe pse ka ende edhe një vit kontratë me Zonjën e Vjetër.

Vizita e papritur në Torino e agjentit të famshëm të CR7-ës Jorge Mendes ka sjellë një tërmet të vërtetë në shtëpinë bardhezi, pasi Mendes u ka bërë me dije drejtuesve të Juves se Ronaldo do t’i braktisë në këtë merkato verore.



E ardhmja e 5-herë fituesit të Topit të Artë do të jetë në Premier League sërish në qytetin e Manchester-it por në anën blu të tij, me Manchester City-n që është klubi i vetëm në garë që kërkon shërbimet e 36-vjeçarit. Për të ndërruar ambient Ronaldo ka vendosur të përgjysmojë edhe pagën teksa te Manchester City do të përfitojë 15 milionë euro në sezon ndërsa do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon të tretë.

Problemi i vetëm për të zgjidhur ka të bëjë me vlerën e kartonit të luzitanit, pasi Juventusi kërkon minimalisht 25 milionë euro për kartonin e tij ndërkohë që Manchester City nuk kërkon të shpenzojë asnjë cent por dëshiron ta marrë me kosto zero në Etihad.

Paris Saint Germain klubi tjetër që përflitej se kishte interes për Ronaldon është tërhequr nga gara me Jorge Mendes-in që ka marrë një jo të prerë nga drejtori sportive i francezëve Leonardo ndërkohë që edhe presidenti i PSG Nasser Al-Khelaiffi ka konfirmuar gjithçka.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare zbulojnë se ka patur edhe një kontakt telefonik mes Pep Guardiolës dhe Cristiano Ronaldos. Dëshira e trajnerit spanjoll ishte të kishte në skuadrën e tij Harry Kane, por në pamundësi për të firmosur me yllin anglez Pep ka pranuar të afrojë në skuadër 36-vjeçarin portugez i cili edhe pse nuk është profili i preferuar për Guardiolën do t’i duhet ta përshtasë me skemat e tij.

Me kalimin te Manchester City, Ronaldo do të ketë edhe një tjetër problem pasi do të ngjallë urrejtje te tifozët e Manchester United të cilët e konsiderojnë këtë transferim një tradhëti nga ana e portugezit për të shkuarën që ka patur te Manchester United.

⚠️#CR7 ha lasciato la Continassa // CR7 has left the Continassa ❌⚪️⚫️@GoalItalia @goal pic.twitter.com/b0qLyPAwiA

— Romeo Agresti (@romeoagresti) August 27, 2021

Tags: CR7 e mbyll me JuventusinCristiano Ronaldokalimi te Manchester City

JU SUGJEROJME

Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
Revista

Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit

30/01/2023
Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
Revista

Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë

30/01/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Next Post
Sasi rekord, sekuestrohet mbi 1 ton kokainë në Malin e Zi

Sasi rekord, sekuestrohet mbi 1 ton kokainë në Malin e Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In