Sport

CR7 feston titullin historik me një video: Ky është vetëm fillimi






               Publikuar në : 20:00 - 21/04/19 |
mapo.al

“Krenar që kam kontribuuar në shkrimin e historisë së një klubi të jashtëzakonshëm, që më ka kërkuar me ngulm dhe për të cilin jam i nderuar të luaj. Jam i lumtur. Kemi dominuar një kampionat të vështirë, kemi luftuar të gjithë bashkë”.


“Jemi një grup i fortë dhe i jashtëzakonshëm! Ky është vetëm fillimi! Juve e madhe”, ka shkruar CR7 në Instagram për të festuar titullin e tetë radhazi të bardhezinjve.

Tani, Ronaldo ka një objektiv për të arritur në pesë ndeshjet e mbetura të kampionatit italian. Synimi i tij do të jetë të fitojë titullin e golashënuesve, gjë që e ka bërë në Spanjë dhe në Angli.

Të shtunën, ai do të përballet me Inter-in, skuadër ndaj së cilës nuk ka shënuar në fazën e parë. Është e lehtë të imagjinohet se portugezi do ta harrojë festën e titullit pasi të shkelë fushën e “San Siro-s”.

Edhe pse është kampion i Italisë, CR7 nuk bën lëshime për asnjë. Spalletti është i paralajmëruar.


Etiketa: , , ,

Pas