Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo i shtoi dje një tjetër trofe prestigjioz karrierës së tij.
Portugezi fitoi “Golden Foot Award”, dhe gjurmët e këmbëve të tij do të ekspozohen tani e tutje në të famshmen “The Champions Promenade” në Monte Carlo.
“Marrja e këtij çmimi është një nder. Jam i lumtur që gjurmët e mia do të jenë afër kampionëve të tjerë të mëdhenj. Falënderoj të gjithë tifozët që votuan për mua. Unë gjithmonë do të bëj çmos për të luajtur mirë dhe për të shënuar gola”, – tha Ronaldo gjatë marrjes së çmimit.
Ndërkohë, nuk kishte sesi të mungonte urimi i përzemërt i partneres së tij, Georgina Rodriguez. “Urime dashuria ime. Ti meriton më shumë”, – shkroi ajo në rrjetin social “Instagram”.