Aktualitet

CR7 nuk mjafton, Juventusi abonohet me barazime














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:52 - 27/02/21 |
mapo.al

Tjetër barazim për Juventusin në Serie A, i shtati sezonal. Bardhezinjtë nuk morën më shumë se një pikë nga transferta në Verona kundër Hellasit vendas, sfidë që përfundoi 1-1.





Pjesa e parë nuk prodhoi gola, teksa e dyta nisi me rrjetën e kampionëve në fuqi. Federico Chiesa dhuroi një asist për Cristiano Ronaldon në minutën e 49-të dhe ylli portugez dërgoi topin në rrjetë (19 gola këtë sezon në Serie A).


Vendasit nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 77-të. Kros i Lazovic nga krahu i majtë dhe finalizim me kokë i Antonin Barak. Mesfushori çek fitoi duelin me mbrojtësin kundërshtar dhe i dhuroi një pikë Hellasit.




Barazimi i sotëm e ka ngjitur Juventusin në kuotën e 46 pikëve. Distanca me Interin e vendit të parë është shtatë pikë. Hellas Verona renditet në vend të nëntë me 35 pikë.


1



Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas